Fustani i Valdrin Sahitit edhe në dasmën e te famshmes Serena Williams

Mediale Vip

Fustani i Valdrin Sahitit edhe në dasmën e te famshmes Serena Williams

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 13:03
Nicole Ari Parker dhe Boris Kodjoe

Marka “Valdrin Sahiti”, ka arritur deri në një dasmë të madhe të kalibrit botëror.

Përderisa tenistja kampione Serena Williams po i jep fund beqarisë pasi u bë nënë, njëra nga të ftuarat e saj, ka vendosur të zgjedhë fustanin e një dizajneri për ta mbajtur veshur në këtë event të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për aktoren amerikane Nicole Ari Parker, e cila ka veshur fustanin e Sahitit, në ngjyrë rozë e me dantellë, një dizajn tipik i tij.

Më pas, fotografinë e ka publikuar në Instagram dhe komentet që ka marrë nga ndjekësit e saj janë fantastike. 

Image
Nicole Ari Parker dhe Boris Kodjoe
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat