Jemi mësuar me marifetin e vajzave për të veshur këmishën e partnerit të tyre, dhe sado i çuditshëm, ky truk i bën ato të duken mjaft seksi!
Megjithatë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të kundërtën, pra me djemtë që veshin rrobat e të dashurës së tyre, dhe Dua Lipa me partnerin e saj Paul Klein janë shembulli perfekt.
Të dy ndodhen në Argjentinë këtë periudhë, pas një kohe të gjatë larg njëri-tjetrit. Pavarësisht mallit, Dua është treguar e pamëshirshme me Klein, duke e detyruar të veshë bluzën e saj, me mbishkrimin “Sex” nga mbrapa.
Paul, i dorëzuar, pozon me bluzën tejet të vogël për të, ndërsa Dua e filmon. Çfarë nuk bën njeriu për dashurinë!
Artistët janë mjaft të dashuruar mbas njëri-tjetrit, dhe nuk ngurrojnë ta shprehin publikisht.
Para pak ditësh, Paul i ka dërguar Duas një tufë me trëndafila të kuq, dhe Dua Lipa e ka postuar menjëherë buqetën në Instatory, duke i treguar botës se sa të dashur të mirë ka.