Samanta rikthehet pas tetë vitesh në ‘Kënga Magjike’

Mediale Vip

Samanta rikthehet pas tetë vitesh në ‘Kënga Magjike’

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 15:05
Samanta Karavello

Ishte viti 2009 kur këngëtarja Samanta Karavella ishte pjesë për herë të fundit deri më tani e festivalit ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Pa përse’.

E pas tetë vitesh,  ajo do t’i rikthehet përsëri këtij festivali dhe kësaj here do të prezantohet me një baladë.

Fjala është për projektin muzikor ‘Humbur’ të cilën ajo me 19 nëntor do të interpretojë tek emisioni ‘E diela Shqiptare’ ku prezantohen këngët fillimisht.

Kujtojmë që Samanta edhe në vitin 2007 ishte pjesë e këtij festivali me këngën ‘Iluzion’, por asnjëherë në dy pjesëmarrjet e saj nuk ka arritur në finale!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat