Ja në cilin vend e fut Enca kanabisin

Mediale Vip

Ja në cilin vend e fut Enca kanabisin

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 17:28
Enca

Këngëtarja Enca Haxhia është njëra nga artistet e cila nuk e ka problem të tregojë publikisht çdo gjë nga jeta e saj private.

Ajo shpeshherë është deklaruar publikisht edhe në lidhje me narkotikët, për të cilën gjë është kritikuar disa herë.

Në rrjete sociale, ajo ka postuar disa imazhe me të cilat ka treguar se për çka e ka përdorur kanabisin këtë herë, veprim i cili padyshim që habiti të gjithë.

Derisa po rregullonte thonjtë, këngëtarja si dekor i ka përdorur gjethet e kanabisit, e cila gjë jo shumëkujt do i shkonte në mendje.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor nga Enca është “Ciao”, ndërsa më parë kishte paralajmëruar edhe një këngë të re për të cilën nuk ka dhënë datë të caktuar të publikimit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat