Kinezët nuk falin: Katy Perryt i ndalohet hyrja në Kinë

Mediale Vip

Kinezët nuk falin: Katy Perryt i ndalohet hyrja në Kinë

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 17:28
Katy Perry

Këngëtarja Katy Perry nuk ka marrë vizë për hyrje në Kinë, për të marrë pjesë në revynë e ardhshme të engjëjve të Victoria kah fundi i muajit.

Mediat kineze publikuan letrën me të cilën Perry i bën thirrje autoriteteve kineze që të bëjnë përjashtim dhe ku thuhet se “në asnjë mënyrë nuk do të kërcënojë unitetin dhe integritetin kinez”.

Para dy vjetësh Katy Perry kishte hidhëruar fansat kinezë për shkak të flamurit të Tajvanit në koncertin në Tajpeh.

Kina këmbëngul se Tajvani është pjesë e saj dhe bën presion mbi bashkësinë ndërkombëtare të mos i lejojë këtij vendi të marrë pjesë në evenimente si shtet dhe me këtë rast të mos përdorë as flamurin shtetëror.

Ndryshe, përveç Katy Perry, në listën e zezë të Kinës janë edhe Lady Gaga, Bjork, Richard Gere dhe të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat