Mc Kresha tregon haptas kë e përkrah për komunën e Mitrovicës

Mediale Vip

Mc Kresha tregon haptas kë e përkrah për komunën e Mitrovicës

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 20:40
Mc Kresha

Sot është dita e fundit e fushtatës zgjedhore për balotazhin e së dielës (19 nëntor).

Nuk është rastësi që shumë prej fytyrave publike tregojnë haptas se kë e mbështesin nga kandidatët e partive politike për kryetarë komunash.

Njësoj ka vepruar edhe reperi Mc Kresha i cili ka dalë publikisht në përkrahje të kandidates për kryetare të komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi.

Kresha madje ka qenë pjesë e kampanjës zgjedhore të Valdetes, ku në njërin nga sloganet e PDK-së për Valdeten, Kresha shihet i veshur me bluzë në të cilën është portreti i Valdetes dhe ka pozuar pranë saj. Kujtojmë, që Valdete Idrizi është në balotazh me Agim Bahtirin nga radhët e AKR-së.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat