A po vjen edhe një bashkëpunim mes Gold AG dhe Shyhrete Behlulit?

Mediale Vip

A po vjen edhe një bashkëpunim mes Gold AG dhe Shyhrete Behlulit?

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 07:02
Gold AG dhe Shyhrete Behluli

Dy bashkëpunime duket se nuk janë mjaftueshëm.

Reperi i njohur, Gold Ag që ka dy këngë në bashkëpunim me Shyhrete Behlulin, “Vëlla e Motër” dhe “Dashnia e Nanës”, ka pyetur fansat nëse duan edhe një tjetër.

“A e doni edhe një këngë bashkëpunim nga ne”, ka pyetur ai poshtë një fotografie me këngëtaren e mirënjohur të muzikës popullore.

Përndryshe, të dyja bashkëpunimet kanë marrë miliona klikime në Youtube duke bërë kështu të duket se ato janë pëlqyer mjaft.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja që reperi Gold Ag ka shprehur interes edhe për një bashkëpunim të tretë.

A do të realizohet kjo këngë apo mbetet vetëm një pyetje e reperit për fansat e tij mbetet të shihet

Image
Gold AG dhe Shyhrete Behluli
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat