Ardian Bujupi del fitues nga “Bama Music Awards” në Gjermani

Mediale Vip

Ardian Bujupi del fitues nga “Bama Music Awards” në Gjermani

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 08:44
Ardian Bujupi

Këto ditë në mbarë botën janë mbajtur evente të ndarjes së çmimeve në fushën e muzikës.

Nga pothuajse çdonjëra prej këtyre ceremonive, shqiptarët dolën fitues.

Të dielën që kemi lënë pas, u mbajt “MTV EMA”, të cilin e drejtoi Rita Ora, në këtë ceremoni çmim morën Dua Lipa dhe Ermal Meta.

Ndërsa, mbrëmë në Hamburg të Gjermanisë u mbajt “Bama Music Awards”, këngëtari Ardian Bujupi fitoi çmimin “Artisti i ri më i mirë në Ballkan”.

Madje, Bujupi ka edhe ka performuar në skenën e “Bami Awards”, ku u paraqit me këngën “Andiamo” të cilën e ka në bashkëpunim me reperin Capital T. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat