Urimi i Gilit me shumë dashuri për ditëlindjen e Ilirit

Mediale Vip

Urimi i Gilit me shumë dashuri për ditëlindjen e Ilirit

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 14:12
Ilir Berani dhe Gili

Përveç të madhes Shkurte Fejza edhe tekstshkruesi, Ilir Berani feston ditëlindjen sot.

Në këtë ditë të veçantë për të, Iliri ka pranuar urime të shumta nga të gjithë, më i veçanti padyshim që ishte ai i bashkëshortes së tij, Gilit.

Me rastin e ditëlindjes së bashkëshortit, Gili e uroi bashkë me dy djemtë me fjalët “Urime ditelindja me i dashuri yne Ilir”.

Përmes fotografisë që Gili publikoi në rrjete sociale, Iliri pranoi urime të shumta edhe nga ndjekësit e saj, të cilët i dëshiruan gjitha të mirat.

Kujtojmë që Gili dhe Iliri tash e sa vite vazhdojnë të mbesin ndër çiftet më të pëlqyera të publikun shqiptar dhe që të dy janë shumë të suksesshëm në karrierën e tyre.

Image
Instagram
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat