Ariana Fejzullahu shfaqet plot stil në foton e fundit

Mediale Vip

Ariana Fejzullahu shfaqet plot stil në foton e fundit

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 17:02
Ariana Fejzullahu

Tashmë kur nuk i kanë mbetur edhe 1 muaj e pak ditë deri në fundin e stinës së vjeshtës, fytyrat publike nuk po e lëshojnë nga dora mundësin e të shkrepurit fotografi në këtë stinë të artë.

Dhe tani, Ariana Fejzullahu, 30 vjeçare, ka publikuar një fotografi ku ajo shihej e veshur me një pallto ngjyrë të verdhë. Natyrisht tashmë kjo ngjyrë është futur në trend dhe përshtatet shumë me ngjyrën që marrin gjethet e pemëve të cilat nisin të vyshken, por që i japin shumë hijeshi natyrës.

Nëna e tre fëmijëve të cilat  ajo në përshkrimin e saj të shkurtër në llogarinë në Instagram, i quan tre engjëj, nuk ka si të duket ndrysh pos si një zonjë e vërtetë dhe me stil.

Ajo u bë e njohur me t’u bërë nuse në shtëpinë e familjes Fejzullahu, duke marrë kështu vëmendje aq sa edhe burri i saj Ermal Fejzullahu i cili tashmë ka kohë që është e estradës shqiptare.

Fejzullahu është goxha aktive në llogarinë e saj në “Instagram”, aty ku ndiqet nga më shumë se 128 mijë ndjekës, dhe ka të publikuara gati 600 postime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat