Bleona: Vezët i futa në ngrirje, fëmijën do ta bëj kur të kem terezinë

Mediale Vip

Bleona: Vezët i futa në ngrirje, fëmijën do ta bëj kur të kem terezinë

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 22:13
Bleona

Bleona Qereti ishte sot në “Xing me Ermalin”, nga ku tregoi se si pasojë e “problemeve me jetën private”, vezët i ka futur në ngrirje dhe fëmijën do ta bëjë kur të ketë terezinë.

Qereti tha se kërkon një burrë miliarder që t’i bjerë pianos dhe të shkojë me të në koncerte dhe për sa kohë nuk e ka gjetur ajo ka vendosur të ngrijë vezët e saj për të patur një fëmijë kur ajo të ndihet gati.

“Bebin e kam futur në ngrirje, duke qenë se mua më duhet një burrë miliarder që t’i bjerë pianos dhe të vijë me mua nëpër koncerte. Unë kam patur probleme me jetën private. Duke patur probleme me jetën private njeriu përqendrohet në karrierë dhe kur sheh se ora biologjike po skadon atëherë duhet të fusë vezët në ngrirje. Unë s’kam nevojë të bëj fëmijë me babë legen”, tha Bleona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat