Xhensila Pere zbulon se me kë nga banorët e Big Brother do të donte të bente seks

Mediale Vip

Xhensila Pere zbulon se me kë nga banorët e Big Brother do të donte të bente seks

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 15:51
Xhensila Pere

Xhensila Pere ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emision “Një kat më lart”, ku foli për eksperiencën e saj në “Big Brother”, si dhe për lidhjen me Fatjonin.

Lidhur me eksperiencën e saj në “Big Brother” e skenat e seksit për të cilat u komentua shumë, Xhensila u shpreh se po të kthehej prapa sërish do t'i bënte dhe i ka shijuar.

“Ishte diçka e ndjerë, s'e kam bërë e sforcuar”, u shpreh Xhensila.

Pas kësaj moderatori Ermal Peçi e pyeti ish-banoren se nëse do të bëhet një “Big Brother”, ku mblidhen ish-banorët, me cilin prej konkurrentëve që kanë marrë pjesë ndër vite, do kryente marrëdhënie seksuale.

I pari në foto u shfaq Arbër Çepani, fituesi i “Big Brother 1”, por Xhensila e refuzoi menjëherë. Ish-banorja refuzoi edhe Arjonin, Bjordin dhe Veselin, madje edhe për Fajtonin tha se është “film i parë” ndërsa në fund zgjodhi Olsin e “Big Brother 9” duke u shprehur “Është më mashkull se këta të tjerët. Ky tip më pëlqen, tipat e fortë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat