Alban Ramosaj flet për këngëtaren shqiptare që s’e ka kapur dot: Vdes për të

Mediale Vip

Alban Ramosaj flet për këngëtaren shqiptare që s’e ka kapur dot: Vdes për të

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 16:26
Alban Ramosaj

Alban Ramosaj është padyshim një nga këngëtarët shqiptar më të dashur nga publiku, sidomos nga femrat të cilat i ka bërë për vete jo vetëm me zërin, por edhe me pamjen e tij.

Albani është komentuar shpesh për jetën private megjithatë nëse ai ka një femër në krahë, kjo nuk dihet. Por ajo që sapo u bë e ditur dhe Albani e tha vetë është se ai ka një femër fiksim dhe ajo është një këngëtare shqiptare.

Image

I ftuar në “Shiko kush luan”, gjatë një loje, këngëtari u pyet se cilën figurë të famshme e ka shumë qejf, por nuk ka arritur ta ketë.

“Adelina Ismajli. Që kur ka dalë ajo në skenë kam vdekur për të. Por është më e madhe në moshë, ka burrë, ka fëmijë”, u shpreh Albani ndërsa në fund tha se së shpejti ka menduar t’i bëjë një këngë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat