Bieber ishte arrestuar pasi ishte kapur duke vozitur në gjendje të dehur, ndërsa Reese Witherspoon ishte grindur me policinë.
Sjellim fotografitë zyrtare të policisë të disa nga personat më të njohur në botë që ishin në kundërshtim me ligjin.
Robert Downey Jr.
Në vitin 1999 përfundoi në burg për shkak të posedimit të drogës. Ai u lirua me kusht, por prapë përfundoi në burg pasi bëri serish shkelje.
Nicolas Cage
Aktori u arrestua në vitin 2011, në Nju Orleans për shkak të dhunës familjare.
Lindsay Lohan
Lindsay u arrestua në vitin 2013, në Santa Monica për shkak të vozitjes në gjendje të dehur dhe për deklaratë të rrejshme dhënë për policinë.
Justin Bieber
Këngëtari i ri u arrestua në vitin 2014, në Majami për shkak të dyshimit se kishte vozitur nën ndikim të alkoolit dhe me leje të skaduar të vozitjes.
Mel Gibson
Kur u arrestua, aktori tha se e gjithë kjo është “cirk”. Ai u arrestua për shkak të dhunë familjare ndaj ish- të dashurës Oksana Grigorjeva në Kaliforni.
Charlie Sheen
Policia e arrestoi gjatë festës së Krishtlindjeve në Aspen, në vitin 2009, pasi ishte grindur dhe rrahur me ish-bashkëshorten Brooke Miller. Ajo thirri policinë, pasi aktori e kishte shtyrë, ndërsa u akuzua për dhunë dhe kërcënim.
Paris Hilton
Ajo u arrestua në Las Vegas, pasi policia ndaloi veturën e të dashurit të saj nën dyshimin për vozitje në gjendje të dehur. Në çantën e Paris ishte gjetur kokainë. Ajo shumë shpejt u lirua.
Michael Jackson
Mbreti i popit ishte arrestuar nga policia në Santa Barbara, në vitin 2003, për shkak të akuzave për keqtrajtim të të miturve. Doli nga burgu pasi pasoi tre milionë dollarë kaucion. Dy vjet më vonë u lirua nga të gjitha akuzat.
Jay Z
Reperi i njohur u arrestua në vitin 1999, në Nju Jork pasi kishte sulmuar me thikë një person në një klub nate. Ai pranoi fajin dhe u dënua me tri vjet me kusht.
Amanda Bynes
Ylli u arrestua në vitin 2012, pasi në gjendje të dehur kishte goditur veturën e policisë. Në atë kohë kishte 26-vjeç dhe u lirua pasi pagoi 5.000 dollarë kaucion.
Reese Witherspoon
Aktorja u ndalua nga policia pasi bashkëshorti i saj po voziste në gjendje të dehur. Ftuesja e çmimit Oscar në Atlanta doli nga vetura edhe pse policia e urdhëroi që të qëndrojë brenda dhe pastaj u grind me policët, duke iu thënë se “shumë shpejt do ta marrin vesh se kush është ajo dhe se do të përfundojnë në lajmet nacionale”. Më vonë kërkoi falje për sjelljen e saj.
Bill Cosby
Bill Cosby u arrestua për shkak të drogimit dhe sulmit seksual ndaj grave, të cilën e kishte bërë 12 vjet më parë.
Ai doli nga burgu pasi pagoi një milion dollar kaucion. Nuk u dënua për asnjë vepër deri më tash.