Femra e futbollistit të njohur akuzohet për tradhti në tualetin e aeroplanit

Mediale Vip

Femra e futbollistit të njohur akuzohet për tradhti në tualetin e aeroplanit

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 17:51
Bashkëshortja e futbollistit Kyle Lafferty

Bashkëshortja e futbollistit Kyle Lafferty, Vanessa këtyre ditëve është gjetur në cak të akuzave për tradhti bashkëshortore.

Pasi në internet u publikua videoja, e cila paraqet çiftin duke bërë seks në tualetin e një aeroplani, disa konkluduan se gruaja nga xhirimet i ngjason bashkëshortes së futbollistit. Por, problemi qëndron aty se mashkulli nga xhirimi nuk i ngjason aspak futbollistit.

Vanessa u gjet kështu në qendër të skandaleve dhe sipas saj, ajo nuk është fajtore.

"Mos më tërhiqni në neveritjen tuaj. Të gjithë që e kanë parë videon do të pajtohen se ajo është e neveritshme. Nuk jam unë ajo”, ka shkruar Vanessa në Twitter.

Por, Vanessa të njëjtën deklaratë e ka shlyer shumë shpejt.

Pas akuzave ajo udhëtoi nga Irlanda e Veriut drejt Zvicrës, ku bashkëshorti i saj luan për Bazelin. Tash për tash nuk mendon për akuzat, por akuzat se ajo ndodhet në xhirime i kanë shkaktuar tronditje, shkruan Daily Star.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat