Sekreti i martesës së lumtur të Mbretëreshës dhe Princit Philip

Mediale Vip

Sekreti i martesës së lumtur të Mbretëreshës dhe Princit Philip

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 17:55
Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip

Sot Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip e festojnë 70 vjetorin e martesës së tyre.

Dhe, një person i afërt me familjen ka sugjeruar se qeshja është sekreti prapa martesës së tyre të gjatë e të lumtur.

Biografja mbretërore Ingrid Seward, e cila është shfaqur në ‘Loose women’ për të diskutuar rreth përvjetorit të çiftit mbretëror, ka thënë se ata dy ndajnë një sens të mahnitshëm të humorit – duke shtuar se në veçanti Mbretëresha është tejet komike.

Çifti mbretëror ishte martuar në nëntor të vitit 1947, dhe së bashku kanë katër fëmijë; Princin Charles, Princin Andrew, Princin Edward dhe Princeshën Anne.

Ingrid, e cila ka qenë duke shkruar për familjen mbretërore për mbi 30 vjet, thotë se qeshja gjithmonë ka qenë në zemër të martesës së tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat