Bledi Mane: Bleona Qereeti, urgjent kërkoi falje kurvëllëkut!

Mediale Vip

Bledi Mane: Bleona Qereeti, urgjent kërkoi falje kurvëllëkut!

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 10:31
Bleona Qereti

Ndaj mbrëmë u bëra pishman dhe pasi ishte natë e nuk mund të ulërisja, tek ndiqja në televizor Bleona Qeretin, i gjuaja me shapkat e banjës, ekranit të pafajshëm të televizorit tim.

Një prej torollakeve të shumta të tranzicionit shqiptar, Bleona e Nazmiut nga Elbasani, kishte hapur thesin e mashtrimeve dhe të pordhëve:

-Ne rrimë pa brekë në shtëpi…

Ja shkrimi i  Bledi Mane

Tre arsye të forta kisha, ndaj ia krijova vetes kete aventure moshë. Doja të ndiqja një ndeshje basketbolli‎ të skuadrës lokale LA Lakers, të shihja nga afër Madonën dhe aktorin Kevin Kostner. Vetëm kaq kërkoja dhe ia premtova vetes këtë udhëtim. Në shtatorin e vitit të largët 1994, jetoja në Londër, por si ballkanas egoist u përpoqa shumë të siguroja paratë dhe dokumentat për udhëtimin e rradhës. Mbërrita në Bregun Perëndimor të Amerikës plot emocion dhe besim në vetëvete dhe pasi masakrova ato pak para që kisha me vete, u katandisa duke fjetur në një hostel studentësh me 5 vete të tjerë në dhomë, pashë filmin “The Mask” të Jim Carrey, bleva një palë brekë CK, një parfum CK One dhe u ktheva nga erdha. Harrova t’u them se nuk pashë nga afër asnje nga idhujt e mi përveçse një shëtitje në Bulevardin e Famës në Hollywood ku shkela me këmbë dhe preka me duar yjet e qindra artistëve, shumicën e të cilëve 23 vjet më parë as nuk i njihja fare. Fatmirësisht bileta ime e aeroplanit ishte vajtje-ardhje dhe gjatë fluturimit të lodhshëm me British Airways mendja më kish mbetur te qyteti i madh që kishte njerëzit më të bukur në botë.
Në sportele hostelesh e hotelesh, nëpër butike e bare, pizzeri e fastfood-e, rrugëve me këmbë apo nëpër makina të shtrenjta shikoje njerëz perfekte si të bërë me duar, njerëz të bukur deri në mërzitje. Të gjatë e të shkurtër, të bardhe e të zinj, të verdhë e mulatë, femra e meshkuj…të gjithë tmerrësisht të bukur. Vetëm pak vite më vonë pasi u rrita, lexova në gazetën londineze The Times një reportazh të gjatë për Los Angeles. Atje shkonin me qindra e mijëra vajza e djem nga çdo vend i botës me shpresën se një ditë do bëheshin aktore, këngetare, modele, superstare të famshëm, por ëndrra e tyre këputej si hena pas pemëve të një pylli të zi në dimer. Dhe me ëndrrën e palosur në xhep, fillonin punë si kamariere, shofere, kuzhiniere, pastrues dhe shumë prej tyre i binin shkurt, konvertoheshin në eskorte, pra me një fjalë shisnin trupin, kurvëronin me çfarëdolloj moshe e peshë që u jepej mundësia.
Ndaj mbrëmë u bëra pishman dhe pasi ishte natë e nuk mund të ulerisja, tek ndiqja ne televizor Bleona Qeretin, i gjuaja me shapkat e banjës, ekranit të pafajshëm të televizorit tim.
Një prej torollakeve të shumta të tranzicionit shqiptar, Bleona e Nazmiut nga Elbasani, kishte hapur thesin e mashtrimeve dhe të pordhëve:
-Ne rrimë pa brekë në shtëpi
-Une paguhem nga fotot që nxjerr në instagram
-Unë do interpretoj në një film me aktorin Nicolas Cage
-Qeni im është i famshëm në Hollywood dhe bën lekë më shume se qeni i Jeniffer Lopez
-Axhenda e koncerteve të mia është shumë e ngjeshur
-Unë dua një burrë të gjatë, të pasur që të më rrahë 3 herë në ditë…
Ndaj sot po ia “shkërdhej” të dielën vetes time e po i shkruaj kësaj arabeckës arnautase që ka dështuar prej vitesh edhe në muzike, edhe në këngë, edhe në aktrim, edhe në modeling.
Bleonë e gjorë, pavarësisht dëshirave të tua të çmendura, disa gjëra janë organike dhe të lindura. Të mos jesh e talentuar nuk është turp, por turp është kur shet kurvëllikun tënd si art. Merre guximin moj vajzë dhe trego se kush ta paguan qeranë e banesës, sa taksa paguan ti në Kaliforni, na publiko një kontratë koncerti apo reklamë, veç 130 mijë lekeshit të pensionit që marrin prinderit e tu në Shqipëri me çfarë mbijetojnë atje në Kaliforni???
Të shëtisësh si eskorte me pensionistë rusë dhe arabë të shëndoshë në Moskë apo Dubai nuk është mëkat, por mëkat është kur kurvëllikun nga Evropa në Azi e shet si biletë e koncerteve të tua. Çdokush le të futet në youtube e të shohë kënget e tua të cilat së bashku nuk kanë më shume se 1.3 milionë shikime, kur ndërkohë vetem Mandi i Nish Tullës ka kapur 200 milione.
Bleonë e dashur, e mban mend Parashqevi Simakun apo Herion Mustafarain, Beni ecën vete? Edhe ata shkuan plot ëndrra në Hollywood, por e pranuan sfidën dhe humbjen e nuk vinë këtu të na mashtrojnë e të na hapën bythësh. Ndaj t’i bën mirë që ngrin vezët e tua, por mos harro të ngrish edhe trurin tënd. Ti tashme je plakur dhe as në Bollywood të Indise nuk i duhesh njeriut. Eshtë njësoj sikur babai yt Nazmiu të shkojë të luajë futboll me Real Madrid-in. Nazmiu mund të ketë deshirë, mund të ketë bërë botox në fytyrë, por nuk ka as talent, as këllqe, as moshë.
Në gjithë këtë histori bajate ndjej keqardhje për vendin tim, për Shqipërinë e gjore e të pafat.
Një vend i bukur mesdhetar, por pa rrugë cilësore, pa shëndetesi cilësore, pa arsim cilësor, pa ushqime cilësore, pa politikë cilesore, pa baxhella cilësore!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat