Anuloi martesën në momentet e fundit, Big Mama rrëfen arsyen përse i dha fund lidhjes

Mediale Vip

Anuloi martesën në momentet e fundit, Big Mama rrëfen arsyen përse i dha fund lidhjes

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 12:39
Big Mama

Ajo kishte planifikuar që këtë periudhë do të martohej me partnerin e saj, por ndërsa të gjithë prisnin ditën e madhe, në fillim u tha se data do të shtyhej pasi iu duhej kohë për t’u përgatitur e ndërsa vetëm pak kohë më parë në një intervistë për “Thumb”, Big Mama tregoi se i ka dhënë fund përfundimisht romancës së saj.

Ndërkohë në një tjetër prononcim për “RTV 21” ajo u shpreh:

“Gjithçka ka marrë fund dhe jam lodhur duke folur për këtë gjë. Unë provova një lidhje si çdo njeri, ishte serioze ndaj menduam për seriozisht… Gjithçka ka qenë në rregull por kemi qenë dy persona nga dy botë të ndryshme. Nuk ishte lidhje e shëndoshë për ardhmërinë tonë, nuk do të funksiononim mirë, prandaj vendosëm t’i jepnim fund. Ai të vazhdojë rrugën e vet, e unë në rrugën time. Ka mbaruar gjithçka, kështu që beqarët mund të më marrin në telefon!”,- është shprehur Big Mama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat