Aurela Hoxha thotë më në fund të vërtetën e brinjëve të hequr

Mediale Vip

Aurela Hoxha thotë më në fund të vërtetën e brinjëve të hequr

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 13:36
Aurela Hoxha

Aurela Hoxha, modelja e njohur është bërë pjesë së fundmi e spektaklit “Dance with me”, ku kërcen çdo të hënë përkrah aktorit Mehdi Malkaj.

Gjithmonë e përfolur për bukurinë dhe linjat e saj, aludohet se ajo ka bërë një seri operacionesh plastike. Por Aurela ka pranuar vetëm operacionin e buzëve dhe ka thënë se për linjat e trupit të saj kujdeset ajo vetë nëpërmjet ushtrimeve në palestër.

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Alketa i përcolli asaj disa pyetje të publikut dhe midis tyre ishte dhe pyetja referuar belit të saj të hollë, për të cilin kanë dalë thashetheme se modelja ka hequr disa brinjë, madje publiku kishte vazhduar më tej duke i kërkuar Aurelës të postonte foto kur kishte qënë 13 vjeç për të vërtetuar linjat e trupit të saj. Pyetjes modelja iu përgjigj kështu: “Është një pyetje që shpeshherë e kam kthyer me shaka, por po shoh që po bëhet serioze. Ja po i postoj edhe fotot kur kam qenë e vogël, 13 vjeç. Pa brinjë kam qenë edhe atëherë, kam lindur pa brinjë”.

Aurela Hoxha shtoi gjithashtu se edhe pas divorcit, nuk e kishte humbur besimin te dashuria e në të ardhmen e shihte veten mama, madje të shumë fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat