Pas publikimit të klipit të Miriam Canit, Ajola Xoxa ka diçka për të thënë!

Mediale Vip

Pas publikimit të klipit të Miriam Canit, Ajola Xoxa ka diçka për të thënë!

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 14:25
Miriam Cani dhe Ajola Xoxa

Mbrëmjen që lamë pas këngëtarja Miriam Cani ka publikuar klipin e saj më të fundit, i cili ka shënuar edhe rikthimin e saj në muzikë pas një kohe mungese.

“Meteor” ka ardhur në fakt si një bashkëpunim i Miriamit me bashkëshorten e Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliajt, Ajola Xoxën. Ajo është marrë me regjinë e klipit dhe këtë fakt e ka treguar edhe në profilin e saj në Instagram, ku ka publikuar disa nga konstelacionet e ndërtuara për klipin.

Ajo është komplimetuar mjaft për idetë dhe gjithashtu për realizimin. Miriami e ka vlerësuar bashkëpunimin me Ajolën si mjaft të frytshëm dhe ka theksuar se ajo ka një shpirt artisti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat