Mariah Carey shkarkon menaxheren, nënshkruan me Roc Nation e Jay-Z

Mediale Vip

Mariah Carey shkarkon menaxheren, nënshkruan me Roc Nation e Jay-Z

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 18:25
Mariah Carey dhe Jay-Z

Diva e popit Mariah Carey partneriteti me Roc Nation, kompania menaxhuese e krijuar nga Jay-Z, ta ndihmojë të ngjitet edhe njëherë në majë.

Sipas Page Six, ajo do të nënshkruajë me Roc Nation për të menaxhuar karrierën e saj pasi shkarkoi menaxheren e saj Stella Bulochinikov në fillim të muajit.

“Mariah po bën spastrime. Ajo po punëson njerëz legjitim, asistentë, avokatë, dhe Stella nuk ishte e lumtur për këtë gjë,” shprehet një burim i brendshëm.

Burimet janë shprehur më parë se një nga kërcimtarët e Carey Bryan Tanaka ishte menaxheri i saj i përkohshëm, por roli i tij është ai i drejtorit kreativ.

“Më parë, ka pasur shumë njerëz të përfshirë në karrierën e Carey dhe ajo as që nuk i njihte ata njerëz. Ajo duhet të distancohej nga ai kaos dhe të bënte disa spastrime në jetën e saj,” shprehet burimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat