Një fjalim mjaft prekës nga Selena Gomez

Mediale Vip

Një fjalim mjaft prekës nga Selena Gomez

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 21:29
Selena Gomez

Selena Gomez ishte pjesë e ngjarjes së “Lupus Research Alliance Annual Gala” të hënën në New York.

Gjatë kësaj ngjarje, 25-vjeçarja doli në skenë për të folur rreth luftës së saj me lupus, e cila e çoi atë në transplantim të veshkave gjatë këtij viti.

“Jam me të vërtetë e nderuar që jam këtu me të gjithë ju sonte. Ashtu si shumë prej jush e dinë, ose tani e marrin vesh, më kanë diagnostikuar me lupus rreth pesë apo gjashtë vjet më parë”, shpjegoi Selena.

“Unë kam folur për gjendjen time për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen. Pasi kalova aq shumë teste për të monitoruar veshkat, mjekët më than se kam lupus. Ata më thanë se kisha nevojë për transplantim të veshkave”.

“Ndoshta unë s’isha shumë e vetëdijshme për të kuptuar se çfarë do të thotë një pikë mes të cilës është jeta dhe vdekja. Fatmirësisht, një nga miket e mija më të mira më dha veshkën e saj dhe ishte dhurata përfundimtare e jetës. Dhe tani jam mjaft mirë”, përfundoi Selena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat