Mini-fundet në moshën 64-vjeçare: Truk për shkak të të cilit Brigitte Macron mini-fundet i rrinë në mënyrë fenomenale!

Mediale Vip

Mini-fundet në moshën 64-vjeçare: Truk për shkak të të cilit Brigitte Macron mini-fundet i rrinë në mënyrë fenomenale!

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 09:40
Dama e parë franceze, Brigitte Macron

Fustani i modelit të këtillë i rri mirë pothuajse secilës figurë femërore.

Dama e parë franceze, Brigitte Macron, dhe bashkëshorti i saj, Emmanuel Macron, në Pallatin e Jelisesë kanë pritur mysafirët e vet – premierin libanez Saad Hariri dhe bashkëshorten e tij, Lara.

Për atë rast Brigitte ka veshur fustan mini me prerje A, i cili i rri për mrekulli secilës figurë femërore.

Dama e parë e Francës ka zgjedhur fustanin ngjyrë vjollcë të errët me prerje A, i cili thekson bukur linjat e trupit.

Fustani i modelit të këtillë i rri për mrekulli pothuajse secilës figurë femërore, ndërkaq kësaj i ka kontribuuar ngjyra e errët.

Pjesa e sipërme e fustanit e 64-vjeçares Brigitte Macron është tërësisht e mbyllur derisa pjesa e poshtme zbulon këmbët, në të cilat bashkëshortja e kryetarit të Francës ka pasur të veshura gete najloni ngjyrë teni dhe këpucë me taka të larta të ngjashme me nuancën çfarë e ka edhe fustani.

Getet ngjyrë teni femrat i zgjedhin shpesh kur dëshirojnë që këmbët në veshje të shkurtra t’u duken sa më mirë, prandaj këtë truk e ka përdorur edhe dama e parë e Francës. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat