Chrissy Teigen shtatzënë

Mediale Vip

Chrissy Teigen shtatzënë

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 12:31
Chrissy Teigen dhe John Legend

Një “Legend” e vogël po vjen!

Chrissy Teigen është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të dytë me burrin, John Legend.

Këtë e ka konfirmuar vetë modelja e njohur përmes një videoje në Instagram.

“Luna, çfarë ka këtu?”, ka pyetur modelja 31 vjeçare të bijën ndërsa prek barkun e saj.

Chrissy Teigen ka qenë gjithmonë shumë e hapur me fansat e saj lidhur me problemet e saj të fertilitetit, dhe pamundësinë për të ngelur shtatzënë në mënyrë natyrale.

Por ajo ka thënë gjithmonë se ajo dhe bashkëshorti i saj duan të kenë edhe fëmijë të tjerë.

 

it's john's!

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on

“Ne duam shumë fëmijë. Kur të ndodhë, le të ndodhë. Për ne, është shumë e vështirë një gjë e tillë sepse John është vazhdimisht në rrugë dhe unë poashtu punoj. Njerëzit mendojnë se është shumë gjë e thjeshtë për yjet të kenë një foshnje, por në fakt është mrekulli e vogël. Kurdo që ndodh, ne do të jemi shumë të lumtur”, kishte thënë kohë më parë modelja për Us Weekly.

Këngëtari 38 vjeçar ka thënë se të pasurit një fëmijë është një sfidë shumë e madhe për një çift.

“Të kalosh gjithçka me një fmëijë, forcon lidhjen tuaj në çift sepse nëse ia del me një fëmijë, e di se mund të bësh gjithçka në jetë”, kishte thënë Legend për revistën Cosmopolitan në muajin gusht.

Legend dhe Teigen janë martuar në muajin shtator në vitin 2013 në liqenin Como në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat