Rita Ora nderohet me mirënjohje në Australi

Mediale Vip

Rita Ora nderohet me mirënjohje në Australi

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 17:23
Rita Ora

Sukseset për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita orën, nuk kanë të ndalur!

Javë më parë ajo bëri krenarë të gjithë shqiptarët me paraqitjen e saj në “MTV Europe Music Awards”, teksa këtë vit ishte nikoqire e spektaklit.

Rita vazhdon të jetë shumë e pëlqyer në të gjitha kontinentet, ndërsa bën maksimumin që të udhëtojë shpesh për të mbajtur koncerte kudo ku ndodhen ata.

Së fundmi, Rita ka qenë në Australi, ndërsa ka promovuar projektet e saj më të reja në një nga televizionet më të njohura të Sydneyt, “Atlantic”.

Ndër të tjerash, Ora është nderuar nga drejtuesit e programit edhe me një mirënjohje për kontributin e saj artistik.

Ky shpërblim vjen për punën e palodhur të Ritës dhe suksesin e arritur me albumin e saj “Your Song.

Rita, e gëzuar nga ky lajm, ka vendosur që t’i ndajë me fansat në Instagram, duke falënderuar kështu edhe stafin australian që e pritën aq mirë dhe i dhuruan këtë shpërblim. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat