Historia e Arbnesha Grabovcit dhe Ilire Vincës që nuk u tregua kurrë

Mediale Vip

Historia e Arbnesha Grabovcit dhe Ilire Vincës që nuk u tregua kurrë

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 19:52
Arbnesha Grabovci dhe Ilire Vinca

Gjenerata e parë e studenteve të aktrimit në Prishtinë. Aktoret shqiptare janë treguar shumë të suksesshme në industrinë e filmit, madje disa prej tyre e kanë prekur edhe Hollywood-in.

Ndonëse në ditët e sotme është normale që vajzat të studiojnë aktrimin, dikur kjo gjë ishte tabu në trojet shqiptare.

Kjo gjë ndodhi deri në momentin kur disa prindër e “thyen” këtë akull. Artistet e njohura shqiptare, Ilire Vinca dhe Arbnesha Grabovci – Nixha kanë qenë dy nga vajzat e gjeneratës së parë që studiuan degën e aktrimit.

Gjithë këto rrëfime të padëgjuara deri më tani i ka shpalosur redaktori Shaip Grabovci, babai i Arbneshës në një rrëfim për reportazhin “Mbresë” në RTV 21.

Ai tregon se ishte takuar me babanë e Ilire Vincës dhe bashkë kishin vendosur që të dyja vajzat t’i dërgojnë për të studiuar aktrimin, duke bërë kështu një hap të guximshëm aso kohe. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat