Kënga e Ledrit dhe Noizyt ,e 25-ta në Itali

Mediale Vip

Kënga e Ledrit dhe Noizyt ,e 25-ta në Itali

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 22:31
Ledri dhe Noizy

Reperët Noizy dhe Ledri Vula kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri me titull “Dje dhe sot”.

Kënga është pritur mirë nga fansat që në momentet e para të publikimit, ndërsa kanë arritur të marrin komente të mira për këtë bashkëpunim.

Image

Se është një bashkëpunim i suksesshëm, këtë e vërteton edhe fakti se për momentin “Dje dhe sot” renditet si një ndër 25 këngët më të pëlqyera në Itali.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Noizy, i cili ka publikuar në InstaStory një fotografi nga kënga e hedhur në YouTube, e cila tregon se kënga renditet e 25-ta për momentin në Itali.

Ndryshe, dyshja kanë sjell një klip shumë interesant, ku shfaqen me biçikleta duke shëtitur së bashku rrugëve të Berlinit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat