Brad Pitt i ofron Angelina-s gjysmën e pasurisë për fëmijët, por ajo…

Mediale Vip

Brad Pitt i ofron Angelina-s gjysmën e pasurisë për fëmijët, por ajo…

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 19:20
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Edhe divorci nuk ka për të qenë një punë e lehtë për çiftin e famshëm Hollywood-ian, Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Beteja ligjore mbi 6 fëmijët e tyre, Maddox, 16 vjeç, Pax, 13, Zahara, 12, Shiloh, 11, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 9, vazhdon, dhe Brad Pitt është i gatshëm të paguajë çfarëdo shume për më tepër kujdestari të tyren… sikur të mos ishte Angelina Jolie në mes, e cila refuzon gjithçka.

Sipas burimeve, Brad e ka udhëzuar avokatin t’i japë Angelina-s çfarëdo shume të kërkojë, deri edhe gjysmën e pasurisë së tij prej 250 milionë dollarë. Megjithatë, Angelina preferon të mbajë fëmijët e saj, sidomos pas problemeve të Brad me alkoolin prej vitesh.

Pas gjithë ç’ka kaluar, Brad Pitt s’ka asgjë për të humbur. 125 milionë dollarë s’janë asgjë për të, përpara fëmijëve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat