Këngëtari i njohur akuzohet për dhunim

Mediale Vip

Këngëtari i njohur akuzohet për dhunim

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 19:33
Nick Carter

Melissa Schuman ka akuzuar këngëtarin Nick Carter për dhunim, i cili sipas saj ka ndodhur në vitin 2002.

Ish-anëtarja e bendit Dream pohon se Carter e kishte sulmuar në shtëpinë e saj.

Melissa pohon se Carter e kishte detyruar të bëjnë seks oral.

“Isha e thyer, e lodhur, e traumatizuar”, thotë ajo.

Schuman thotë se ka marrë vendim të tregojë për rastin pas akuzave të shumta të shumë grave kohëve të fundit për ngacmim seksual në botën e Hollywoodit.

Nga ana e tij, ylli më i madh i brendit “Backstreet Boys”, Nick Carter nuk ka komentuar akuzat.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat