Ronela Hajati kapet me komente me fansen që e ofendoi dhe ia mbyll gojën ‘si zonjë’

Mediale Vip

Ronela Hajati kapet me komente me fansen që e ofendoi dhe ia mbyll gojën ‘si zonjë’

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 19:52
Young Zerka dhe Ronela Hajati

Ndonëse kanë kohë që përfliten për lidhjen e tyre, Ronela Hajati dhe Young Zerka më në fund duket se janë pranë konfirmimit të saj, duke qenë se sot, këngëtarja publikoi një foto të të dyve në skenë e madje shkëmbeu edhe batuta me Zerkën.

Mirëpo  duket se njërës prej ndjekëseve të Hajtit, jo vetëm që nuk i pëlqejnë ata si çift, por as vetë Ronela si këngëtare.

“Sa ma shpifni ju si çift. Ti je femër pa pikë shije dhe bukurie, zëri si burrë, veprimet që do të bëhesh dikushi po s’po mundesh. Do të ruash identitetin si origjinale pa operacione, por askush nuk flet për ty. Askujt nuk i intereson ti. Të lutem bëhu shtëpiake ose gardiane burgu se s’je për femër, as për shoëbiz. Mëso të flasësh të jesh femër. Shpresoj të vendosësh bllok nga sikleti.”- ka shkruar ndjekësja e këngëtares, e cila sigurisht nuk ia ka kursyer një replikë.

“Ndërs aunë mendoj se duhet të më heqësh folloë dhe të shkosh të vjellësh se u lodhe shumë! Shëndeti në radhë të parë!”- i ka komentuar Ronela ndjekëses.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat