Sa i adhurueshëm! Princi George i çon letër Babagjyshit, ja ç’i kërkon - Bota Sot
Sa i adhurueshëm! Princi George i çon letër Babagjyshit, ja ç’i kërkon

Mediale Vip

E martë, 12 dhjetor 2017

Sa i adhurueshëm! Princi George i çon letër Babagjyshit, ja ç’i kërkon

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 21:53
Princi George

Me siguri prisni që princi George të kërkojë një mal me dhurata këtë Krishtlindje, apo jo?

Edhe dy male të kërkonte, dihet që familja e tij ka çdo mundësi, për t’i plotësuar çdo dëshirë a tekë mbretërore.

Megjithatë, sipas letrës që vogëlushi George shkroi këtë vit për Babagjyshin, letër që vetë princi William ia dorëzoi kreut të Polit të Veriut, ai kërkon vetëm një gjë: një makinë policie.

Duhet thënë që princi kishte mundësi të kërkonte deri në 5 dhurata, por George qenka më i përulur se ç’tregon titulli i tij.

Në rreshtin e mesëm të letrës, princi George shkroi vetë “Makinë policie”, dhe në fund të saj nënshkroi: “Me dashuri, George”. A s’është i mirë?

Princi William e mori me vete letrën, në vizitën e tij në Finlandë, dhe ia dorëzoi personalisht Babagjyshit.

Nuk dihet se çfarë përmban lista e princeshës Charlotte, por duhet të jetë diçka po aq e adhurueshme!

Në këtë kohë, vitin e ardhshëm, dy fëmijët mbretërorë do të jenë duke festuar edhe me një vëlla apo motër!

Image
Princi William
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test