Krizë në familjen mbretërore, shkak princesha e re

Mediale Vip

Krizë në familjen mbretërore, shkak princesha e re

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 21:46
Dukesha Kate

Në nëntorin e vitit 2010, një pjesëtare e re do t’i bashkëngjitej familjes mbretërore britanike duke u shndërruar më pas në një ndër personazhet më simpatikë të saj, aq sa shpeshherë të konsiderohet edhe si një zëvendësuese e denjë e Princeshës së Popullit, të ndjerës Lady Diana.

E ndërsa kanë kaluar 7 vite nga fejesa e Kate dhe William, një bashkim i ri zemrash ka sjell lumturi në familjen mbretërore. Princi Harry dhe aktorja kaliforniane shpallën para disa ditësh zyrtarisht fejesën, një lajm i cili u mirëprit nga e gjitha familja, sidomos nga mbretëresha Elizabeta e cila ndryshe si kurrë më parë ka thyer protokollin mbretëror.

Ajo ka ftuar Meghan të kalojë Krishtlindjet në rezidencën e tyre në Sandringham. Një ceremoni që mbretëresha i kushton një rëndësi të veçantë pasi është ndër të paktat momente për të kaluar kohë bashkë me gjithë familjen larg vëmendjes së medieve dhe angazhimeve protokollare. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Kate, e cila nuk u ftua  në këtë ceremoni gjatë fejesës së saj.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat