Përzgjedhja e emrit për vajzën: Tre opsionet e Valdrinit dhe Editës

Mediale Vip

Përzgjedhja e emrit për vajzën: Tre opsionet e Valdrinit dhe Editës

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 09:34
Valdrin Sahiti dhe Edita Ramadani

Siç edhe është bërë e ditur tash e një kohë, dizejnatori Valdrin Sahiti dhe e dashura e tij, Editë Ramadani në pak muaj do të bekohen me epitetin e prindit.

Partnerja e dizejnatorit pritet të sjell në jetë një javë dhe tashmë kur është kuptuar gjinia dhe koha e përafërt e lindjes së bebes, çifti kanë nisur të merren me detaje.

Nga veshjet, dhoma e deri tek secili komponent tjetër po mendohet nga çifti i cili pashmangshëm se dilemën më të madhe e ka.. emrin e vajzës!

E për të lehtësuar këtë pjesë, përmes rrjeteve sociale dhe bisedave LIVE, Valdrini me miqtë ka kërkuar opsione të emrave nga ndjekësit.

Amla, Edva dhe Enja kanë qenë vetëm tre prej emrave të propozuar që po shqyrtohen nga çifti.

Cili po ju pëlqen juve?! Njëri nga të tre të lartëpërmendurit apo mbase një komplet tjetër?! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat