Zhduken paratë e mbledhura nga Ariana Grande - Bota Sot
Zhduken paratë e mbledhura nga Ariana Grande

Mediale Vip

E hënë, 11 dhjetor 2017

Zhduken paratë e mbledhura nga Ariana Grande

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 13:02
Ariana Grande

Në muajin maj të këtij viti në Mançester ndodhi një sulm i tmerrshëm terrorist gjatë koncertit të këngëtares Ariana Grande, ku humbën jetën 21 persona dhe shume te tjerë mbetën të plagosur. Duke dashur t’u dalë në ndihmë fansave të saj, këngëtarja organizoi koncertin bamirës “One Love Manchester”. Në këtë koncert ajo kishte mbledhur 17 milionë paund. Nga to, duket se as gjysma e tyre nuk ka shkuar në destinacionin e menduar.

Deri më tani qeveria britanike ka paguar vetëm 5 milionë paund për viktimat e sulmit, ndërsa pjesën tjetër e ka mbajtur për nevojat e saj. Sipas mediave britanike, qeveria është duke refuzuar të japë 12 milionë paund, me arsyetimin se nuk është e arsyeshme që të shpenzohen të 17 milionë për viktimat. Ende nuk dihet se ku është drejtuar pjesa tjetër e parave nga qeveria britanike, por supozohet se ato do të shkojnë për shkollim dhe shëndetësi.

Të irrituar nga ky lajm, fansat e këngëtares Grande janë bashkuar dhe kanë krijuar aksionin “JusticeForManchester” (Drejtësi për Mançesterin). Qëllimi i këtij aksioni thuhet të jetë nxjerrja e të gjitha parave, të cilat Ariana së bashku me yje të tjerë i kanë tubuar dhe ato t’u dhurohen viktimave të këtij sulmi, ashtu siç ishte planifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test