Blerta Deliu shkëlqen me veshjen tradicionale në “Ballo Shqiptare III”

Mediale Vip

Blerta Deliu shkëlqen me veshjen tradicionale në “Ballo Shqiptare III”

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 23:57
Blerta Deliu

Në Prishtinë sonte po mbahet eventi “Ballo Shqiptare III”.

Në këtë event që për të tretën herë u organizua nga Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paçarada, po marrin pjesë shumë fytyra të njohura publike, të të gjitha fushave, shkruan lajmi.net

E një nga të pranishmet, është edhe deputetja bukuroshe e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu.

Blerta ka mahnitur me pamjen e saj.

E veshur me veshje tradicionale, ashtu siç ishte kodi i veshjes së eventit, deputetja shkëlqente plotë bukuri.

Fustani i zi, shamia dyngjyrëshe kuq e zi dhe duvaku që kishte në kokë, i shoqëruar me një grim të lehtë, ka bërë që Blerta të rrezatojë në këtë mbrëmje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat