Elita dhe Gjiko po bëjnë dasmë? Kështu qëndron e vërteta

Mediale Vip

Elita dhe Gjiko po bëjnë dasmë? Kështu qëndron e vërteta

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 13:01
Elita dhe Gjiko

Tash e sa muaj, reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë në lidhje.

Në fillim, ata kanë tentuar ta fshehin lidhjen e tyre nga mediet deri në momentin kur nuk kishin si t’i ikin paparacëve.

Që nga koha kur u bë publik lajmi se Gjiko dhe Elita janë çifti më i ri në estradë, nuk mungojnë imazhet e tyre të përbashkëta në rrjete sociale.

Ata janë shumë të përfolur në mediet rozë, por a do të bëjnë së shpejti dasmë Gjiko dhe Elita?

E ftuar në emisionin ‘Thumb’, Elita është pyetur rreth kësaj çështjeje, meqë rast tha se do të bëjnë dasmë “Kur t’i dëgjoni daullet, njëherë për njëherë nuk e di që kemi ndonjë surprizë prej Gjikos se mashkulli është ai që duhet të vendosë”.

Ajo gjithashtu tha se Gjiko është shumë i mirë në kuzhinë dhe është e lumtur kur ai ia përgatit darkën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat