Pasi ndarjes nga Benardi, ky gazetar po e quan Xhenin: Gruaja ime

Mediale Vip

Pasi ndarjes nga Benardi, ky gazetar po e quan Xhenin: Gruaja ime

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 15:22
Xheni dhe Benardi

Pas ndarjes së çiftit të famshëm të "Big Brother 9", Benardi dhe Xheni, ka qenë kjo e fundit që është përfolur më shumë për ndonjë lidhje të mundshme.

Në fillim u përfol se është lidhur me ish-banorin tjetër, Olsin, por që më pas dyshja e mohuan. Ndërsa tani kanë nisur sërish dyshimet se Xheni është në një lidhje të re.

Në një foto të postuar dje nga ish-banorja, gazetari i Top Channel me komentin e tij ka hedhur shumë dyshime.

“Gruaja ime”, i komenton Klinton Zeqiraj dhe disa emoji me zemra dhe me puthje. Ndërsa Xheni ja kthen “Haha zemër”.

Nuk dihet ç’po ndodh me të dy, por jo vetëm komentet, por edhe fakti që së fundmi janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit i ka shtuar edhe më shumë dyshimet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat