“Egjeli” kthehet me episodin e 31-të: Çka nëse gjithçka do të ndodhte ndryshe?

Mediale Vip

“Egjeli” kthehet me episodin e 31-të: Çka nëse gjithçka do të ndodhte ndryshe?

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 20:47
Stupcat

Pas pauzës 2 javore, Stupcat u kthyen sërish para publikut me serialin “Egjeli”, me një paraqitje krejt tjetër.

Në këtë episod, Stupcat kanë paraqitur sërish realitetin kosovar, me humor dhe dramë, me një qasje krejt ndryshe nga sezoni i kaluar. Ngjarja paraqet Axhën Sheqë dirigjent, Likin gangster, Gjylen të lumtur në martesë me Ademin, dhe një mësues që shet diploma për të jetuar.

Kështu ata kanë paraqitur se si do të ishte nëse shumica e ngjarjeve të sezonit të kaluar nuk do të ndodhnin. Sikur Ademi të mos vritej në dasmë, Liki të vazhdonte të jetonte në Prishtinë, ndërsa Axha Sheqë të vazhdonte jetën e tij me Dajanen në Kroaci.

Ndiqeni episodin e 31-te vetëm në kanalin zyrtar të Stupcave në GjirafaVideo: stupcat.gjirafa.com

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat