Vesa ‘largohet’ nga Prishtina: Do të më mungoj…

Mediale Vip

Vesa ‘largohet’ nga Prishtina: Do të më mungoj…

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 12:32
Vesa Luma

Kohën e fundit, Vesa është rikthyer në Prishtinë ku edhe po punon.

Ajo po qëndron larg bashkëshortit të saj, Big Bastës i cili është në Amerikë.

Madje, ka pasur fjalë që për shkak të kësaj distance çifti janë ndarë, thashetheme këto që këngëtarja i ka mohuar.

Në rrjete sociale, Vesa ka publikuar disa fotografi në të cilat tregon se po largohet nga Prishtina, së paku kështu ka lënë të kuptohet nga ajo që ka shkruar mbi ato imazhe.

“Do të më mungoj bora në qytetin e Prishtinës”, shkruan ajo mbi njërën fotografi, ndërsa në tjetrën ajo ka thënë që do i mungojnë edhe sorrat. Se a po shkon Vesa në Amerikë pranë Big Bastës, mbetet të shihe në ditët në vijim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat