Gjyqtari me basketbollisten e Kosovës apo bashkëshortët e lumtur!

Mediale Vip

Gjyqtari me basketbollisten e Kosovës apo bashkëshortët e lumtur!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 13:36
Xhelali me Filloretën

Mumini ka thënë mos me dal shpirti pa e ndëshkuar një herë nusen me gabim teknik! Xhelal Mumini është gjyqtar ndërkombëtar i basketbollit dhe i martuar me basketbollisten Filloreta Krasniqi!

Filloreta luan për Penzën e Pejës, por Mumini ende se ka pas rastin t’i referojë nuses, të paktën t’ia ndihmojë ndonjë lojë kur nuk mund ta fiton! Në foto duket se janë bashkëshortë shumë të lumtur por edhe siç merret vesh fortë e respektojnë njëri – tjetrin.

Raportohet se Mumini mezi pret ta referojë një lojë të nuses së tij dhe ta ndëshkojë me gabim teknik. Sepse synimi i Muminit është ta bindë opinionin se është gjyqtar me pikën e paanësisë, sa as nusen nuk e kursen në profesionalizëm, e përjashton nga loja, por jo edhe nga shtëpia!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat