Ed Sheeran e zbulon se Beyonce e ndryshon e-mailin çdo javë

Mediale Vip

Ed Sheeran e zbulon se Beyonce e ndryshon e-mailin çdo javë

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 15:11
Beyonce dhe Ed Sheeran

Të biesh në kontakt me Beyoncen është pothuajse e pamundur, edhe nëse ke numrat e kontaktit të saj.

Ed Sheeran zbuloi se këngëtarja e njohur ndryshe si Queen Bey ndryshon e-mailin e saj çdo javë.

“Unë e kisha adresën e saj të e-mailit. Ajo e ndryshon në fakt atë secilën javë, ajo është shumë e mirë të “fshehet”. Është në fakt diçka që edhe unë aspiroj të bëhem, mendoj”, ka thënë Sheeran duke treguar për bashkëpunimin me këngëtaren lidhur me duetin e tyre “Perfect”.

Ai ka treguar se me Beyoncen kanë punuar për këtë duet qysh nga muaji maj, por pse mori kaq shumë derisa u publikua?

Si duket, Beyonce kishte obligime të tjera, më të mëdha.

“Pa dyshim, ajo i kishte binjakët e saj për tu kujdesur. Ne kemi përfunduar këngën në muajin shtator, dhe prej atëherë e kemi ndryshuar kohë pas kohe”.

“Versioni original i “Perfect” ishte version akustik me kitarë, dhe ajo më mori në telefon dhe më tha “nuk e di si ndihesh dhe a do të të pëlqejë, por kam hequr të gjitha instrumentet nga kënga dhe mendoj ta lëmë vetëm version akustik me kitarë”.

“Unë në fakt i thashë se kështu ishte qysh nga fillimi. Kështu, shpesh herë ndryshuam gjëra, ishim në studio për katër orë”, ka zbuluar këngëtari i njohur.

Javën e kaluar, ishte pikërisht Sheeran që tregoi se kjo këngë ishte për të dashurën e tij, Cherry Seaborn.

Madje, ai e pranoi se kjo këngë është e preferuara e tij e albumit të ri.

“Unë e kisha bërë këtë këngë shumë kohë më parë, por mendoja se doja ta bëjë single.

Mendova se si ta risjellë atë dhe mendova “Oh e dua Beyonce. A ta pyes Beyonce? Në mendjen time, mendova se do të thoshte “jo” por e pyeta megjithatë. Ajo tha “po” dhe ja ku jemi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat