Ditëlindja romantike e Britney Spears

Mediale Vip

Ditëlindja romantike e Britney Spears

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 17:16
Britney Spears

I dashuri i Britney Spears, Sam Asghari duket se ka provuar ta bëjë ditëlindjen e 36-të të së dashurës së tij shumë speciale.

Ai madje është bërë shumë kreativ kur ka zgjedhur që këtë moment të personit që e ka në krahë ta festojë në mënyrë shumë romantike.

Këto momente intime e të ëmbla ku nuk mungonin ëmbëlsirat, qirinjtë, balonat, petalet e trëndafilave në formën e zemrës, të cilat këngëtarja i ka publikuar edhe në Instagram.

Në një ambient të rregulluar me shije e shumë romantik, modeli dëgjohet dukë thënë “Urime ditëlindjen, e dashur”.

 

Couldn’t ask for a better way to kick off my birthday ??????

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on

Këngëtarja e muzikës pop në këtë video shihet e veshur me një fustan të shkurtër të zi derisa përkulet për t’i fryrë qirinjtë dhe thotë “Falemnderit”.

Spears poshtë videos thotë “nuk mund të kërkoja një mënyrë më të mirë për ditëlindjen time”.

Edhe vetë Asghari e ka postuar një video ku e ka uruar të dashurën e tij.

“Falemnderit që je ti, falemnderit që më tregon kuptimin e vërtetë të një gruaje të bukur dhe një nënë të përkushtuar dhe mbi të gjitha, që jë e imja. Unë e konsideroj vetë burrin më me fat në planet”, ka shkruar ajo.

Çifti janë në lidhje tash e një vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat