E deshi vetëm për një natë por u martuan: Aktorja e njohur shqiptare rrëfen historinë me bashkëshortin

Mediale Vip

E deshi vetëm për një natë por u martuan: Aktorja e njohur shqiptare rrëfen historinë me bashkëshortin

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 21:59
Rudina Dembacaj dhe Aleks

Me sinqeritet dhe pa asnjë hezitim, aktorja e famshme shqiptare e tregoi se si e ka njohur bashkëshortin.

Më shumë se sa një histori dashurie, kjo tingëllon si një skenë filmash ku gjithçka nis pa asnjë plan dhe përfundon në një fund të lumtur.

Aktorja Rudina Dembacaj, që njihet për humorin e saj karakteristik, e ftuar në emisionin e Pasdites te moderatorja Rudina Magjistari, ka rrëfyer jo pak gjëra nga jeta personale.

Ajo ka rrëfyer se si është njohur me bashkëshortin e saj Aleksin, duke thënë se është e para që e ka pëlqyer dhe “ia ka gjuajtur grepin” atij.

Dembacaj ka shkuar edhe më tej në rrëfim, pasi tha se është vet ajo që e ka ftuar Aleksin ta kalojë një natë në shtëpinë e saj, duke i kërkuar që të mos e thërrasë më në telefon dhe gjithçka të nis e mbarojë tek një “one night stand”.

Ata kanë vetëm dy vite e gjysmë bashkë, hark kohor ku kanë marrë përsipër lidhjen, martesën dhe lindjen e vajzës së tyre. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat