Ariana mahnitë nga shtëpia

Mediale Vip

Ariana mahnitë nga shtëpia

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 08:05
Ermal Fejzullahu

Bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu, Ariana ka tash e një kohë që është shndërruar në një ikonë të modës në rrjete sociale.

Kombinimet e saj në veshje, jeta që bën ndiqen nga shumë femra të tjera të cilat mbase e kanë bukuroshen edhe model.

E kjo e fundit në vazhdën e risive para përfundimit të vitit ka menduar edhe për një set fotografik.

Ariana tashmë ka nisur të shpalosë imazhet e para nga shkrepjet e dorës së Norik Ukës.

Me përplot stil dhe shumë në formë, Ariana ka mahnitur ndjekësit e shumtë me fotot nga ambienti i shtëpisë.

Imazhi i parë duket të jetë vetëm nisje e një vargu të fotografive që priten të shpalosen një nga një nga bukuroshja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat