Pas lajmeve për ndarje nga Genci, Eni Koçi jep lajmin e shumëpritur

Mediale Vip

Pas lajmeve për ndarje nga Genci, Eni Koçi jep lajmin e shumëpritur

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 17:52
Genc Prelvukaj dhe Eni Koci

Kanë qenë një nga çiftet më të komentuar këto ditë për shkak të thashethemeve se janë ndarë.

Këto thashetheme nisën nga postimet e të dyve që indirekt dukej se i drejtoheshin njëri-tjetrit.

“Tani jemi dy te huaj me kujtime te njejta…”, shkruante Eni ndërsa Genci në një postim tjetër kishte lënë përshkrimin: “Ti e vrave dashnine e ma le armen ne dore…”.

Mirëpo pas këtyre postimeve e lajmeve për ndarje, Eni Koçi më në fund ka dhënë lajmin e shumëpritur.

Me anë të një postimi në Instastory, Eni ka njoftuar fansat se së shpejti do të sjellë këngën e re. “Kush është gati për këngën e re?”, shkruan Eni. Me shumë gjasa kënga do të jetë e punuar nga Genci e postimet e tyre rreth ndarjes kanë pasur të bëjnë thjesht me tekstin e këngës.

Kujtojmë që kënga e fundit e Enit është “Vetëm ti” në bashkëpunim me Genc Prelvukaj, një këngë që u pëlqye shumë nga publiku.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat