Naomi krenare me të ëmën

Mediale Vip

Naomi krenare me të ëmën

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 19:02
Naomi Campbell me nene e saj

Naomi Campbell në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve të modës britanike erdhi me nënën e saj Valeri Moris. Ato dukeshin shumë të afërta dhe krenare.

Sot, kudo që ato vijnë së bashku, të gjithë flasin për nënën e yllit të modës, e cila Naomi e lindi në moshën 19-vjeçare. Dhe që atëherë shumë vite kanë kaluar dhe ka ndodhur gjithçka ndërsa modeli Naomi Campbell pranoi nënën e saj Valeri Moris.

Ish-valltarja është fajtor përfundimtar për bukurinë joshëse të panterës më të famshme të skenës së modës në botë. Pasi lindi shumë e re, ajo fëmijën ia la për përkujdesje kushërinjve të saj.

Ajo donte të kishte një jetë më të mirë për të dyja, por Naomi u rrit duke menduar që nëna e saj e kishte lënë atë.

“Kam marrë përgjegjësinë për gjërat që kam bërë, thellësisht më vjen keq për çdo gjë. Më vjen turp, sepse e di se sa e lëndova”, tha Valeri.

Ato i bëri së bashku lufta e Valerisë me kancerin e gjirit.

Manekinia asnjëherë nuk njohur babanë e saj, të cilin Valeri e braktisi kur ishte shtatzënë.

Ajo është në dijeni se babai i saj është me origjinë nga Xhamajka, por asgjë më shumë.    

Megjithëse për Naomi vazhdimisht flitet si një "super bukuroshe", ajo është e njohur në publik për nga shpërthimet e shumta, reagimet e pakontrolluara ndaj stafit të saj dhe alkoolit, dhe incidenteve me drogë.

Gjatë gjithë këtij viti, ajo është në krye të modelimit botëror dhe po ecën me siguri në një rrugë të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat