Futbollisti shqiptar më romantik se kurrë: “Ti je dashuri!”

Mediale Vip

Futbollisti shqiptar më romantik se kurrë: “Ti je dashuri!”

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 20:21
Taulant Xhaka me Arbnorën

E kemi parë gjithmonë si lojtar në fushë, por këtë herë Taulant Xhaka na ka treguar se di të luajë po aq mirë edhe me dashurinë. Pas shumë thashethemesh, Xhaka ka komfirmuar zyrtarisht lidhjen me vajzën simpatike nga Kosova, Arbnorën. Këtë, futbollisti e bëri të ditur me postimin e një foto në rrjetet sociale.

“Dashuri!”, ka shkruar Taulanti, ndërsa ka përdorur dhe fjalën “fuqi”, si dhe emrin e të dashurës. Të njejtin imazh e ka postuar edhe Arbnora, duke vërtetuar dhe një herë romancën mes tyre. Çifti duken vërtetë të lumtur, ndërsa kujtojmë se i vëllai i Taulantit, Graniti, gëzon prej kohësh martesën me Leonitën.

Nuk e prisnim kaq romantik Taulantin, por postime të tilla nuk shihen rrallë nga futbollistët. Tashmë, mbetet për t’iu uruar vetëm rrugëtim të mbarë!

Image
Instagram
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat