Georgina Rodriguez flet për marrëdhënien e saj me Cristiano Ronaldo

Mediale Vip

Georgina Rodriguez flet për marrëdhënien e saj me Cristiano Ronaldo

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 13:32
Georgina, Ronaldo dhe fëmijët

E dashura e Cristiano Ronaldo ka folur për lidhjen e çiftit në një intervistë të dhënë për gazetën spanjolle “Hello”.

Ish-shitësja 22-vjeçare ka sjellë fëmijën e saj të parë me yllin e Real Madrid, në muajin nëntor, një vajzë të quajtur Alana Martina.

Rodriguez ka folur për jetën e saj dhe të partnerit si prindër, duke thënë: “Fëmijët janë gëzimi ynë. Në zgjohemi në mëngjes dhe gjëja e parë që bëjmë është t’i përqafojmë dhe t’i puthim fëmijët, të kujdesemi për ta dhe të jemi të ndërgjegjshëm për gjithçka”.

Rodriguez ka bërë gjithashtu edhe një koment lidhur me romancën e saj me Ronaldo-n, duke thënë se janë më të lumtur se kurrë më parë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat