Kejvina Kthella rrëfen për Rashelin: Është bukuroshe, por unë dhe ajo jemi ndryshe…

Mediale Vip

Kejvina Kthella rrëfen për Rashelin: Është bukuroshe, por unë dhe ajo jemi ndryshe…

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 16:31
Kejvina Kthella

E bukur, seksi, provokuese, Kejvina Kthella i çmendi të gjithë me daljen e saj të parë në “Xing me Ermalin”. Velina e re u kthye në vajzën më të komentuar në media dhe fakti nëse kishte veshur apo jo të brendshme e vuri në qendër të vëmendjes të medias rozë dhe të rrjeteve sociale. E ftuar ditën e sotme në  emisionin  “Kush vjen për drekë”, ajo ka folur më shumë për botën e televizionit dhe i është përgjigjur edhe pyetjes se çfarë mendon për Rashel Kolanecin. Ajo thotë se ish-velinën nuk e njeh personalisht.

“Ka qenë koiçidencë fakti që unë jam në “Xing” dhe jam shumë e lumtur. Rashelin nuk e njoh personalisht. Unë e kam parë në Instagram dhe nuk e kam ndjekur kur ka qenë në “Xing”. Kam parë më shumë intervistat e saj. Ajo është shumë bukuroshe, ç’të them më shumë. Por, ne jemi shumë ndryshe nga njëra-tjetra, fizikisht e kam fjalën, ajo është brune, unë jam bionde”, tha Kthella.

‘’Kush e di si do të jetë e treta , do marri ndonjë zezake’’- u shpreh ajo.

E pyetur nga moderatorja se përse e tha këtë dhe a ka ndërmend të iki, Kejvina u shpreh se jo, por nuk mohoi faktin se asnjëherë nuk i dihet çfarë ndodh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat