Fansat e Kim Kardashian të dëshpëruar me parfumin e saj

Mediale Vip

Fansat e Kim Kardashian të dëshpëruar me parfumin e saj

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 23:08
Kim Kardashian

Një pjesë e fansave të Kim Kardashian nuk janë ndarë të kënaqur me shërbimin e web-faqes e cila bën shitjen e parfumit të saj më të ri “Crystal Gardenia”.

Arsyeja për këtë është se ata asnjëherë nuk kanë marrë porositë e tyre të parfumeve.

Në disa vende siç janë Australia apo Zelanda e Re parfumi konsiderohet si “material ndezës” për shkak të përmbajtjes së alkoolit andaj edhe nuk mund te dërgohet përmes postës.

Mirëpo klientët asnjëherë nuk janë paralajmëruar për një gjë të tillë.

Web-faqja e Kim kur ka kuptuar për një gjë të tillë ka premtuar që do të kontaktoj me secilin prej klientëve si dhe do t’i rimbursohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat